Rudina Magjistari prezanton mbesën dhe sapo na zbuloi një tjetër yll të familjes së saj

Rudina Magjistari tregohet shumë diskrete për jetën e saj private dhe shumë pak momente ndan me publikun. Ditën e sotme është treguar pak më dorëlëshuar dhe ka vendosur të na prezantojë me një person shumë të afërt që e ka bërë të ndihet krenare. Bëhet fjalë për mbesën e saj, e cila quhet Elin dhe sapo është diplomuar. Nga profili i vajzës në ‘Instagram’, kuptohet se ajo jeton dhe studion në Spanjë dhe prandaj Rudina duhet të ndihet akoma dhe më shumë krenare që mbesa e saj ja ka dalë mbanë në një shtet të huaj.

“Krenaria dhe lumturia më ka mbushur shpirtin! Nuk rrija dot pa e ndarë këtu sot. Mbesa ime e sapodiplomuar tashmë. Mbesa më ‘cool’. Të dua shumë, Elin”, – ka shkruar moderatorja bashkangjitur fotove të mbesës së saj.

Share With:
Translate »
1493 Views