Rudina Magjistari rrëfen për herë të parë shenjën që ka në buzë nga mosha 5-vjeçare

Nga ekrani jo të gjithë ia kanë vënë re ose e kanë konsideruar si veçori të portretit të saj, por shenja në buzë e Rudina Magjistarit që dallohet me sy të lirë paska një histori të trishtë. Para fëmijëve të Piter Panit, mbrëmjen e kësaj të hëne, Rudina rrëfeu historinë që i ka lënë shenjën në buzë: “Unë kam qenë 5 vjeç. Isha duke dalë nga shtëpia dhe vesha një palë shapka që i kisha shumë qejf, por mami më tha të mos i vishja, sepse mund të pengohesha. Unë nuk e dëgjova mamin dhe i vesha. Në dorë kisha një shishe. Duke ecur, pengohem dhe u rrëzova. Por shishja ra para meje dhe u thye, dhe unë rashë sipër saj. Kjo ngjarje më ka lënë këtë shenjën në buzë që e kam edhe sot. Nuk e di nëse më dallohet nga ekrani, por dallohet me sy të lirë. Për fat të mirë, nuk më ka prishur asnjë punë…”

Nëse Rudina do të kishte një gomë magjike, me të cilën do të fshinte një ngjarje të jetës? Epo kjo do të ishte, sepse nuk e dëgjoi mamin…

Share With:
Translate »
139 Views