S4MM do bëhet baba për herë të parë? Foto që ngjalli dyshimet

Reperi i njohur nga Kosova, Samir Selimi, i njohur me emrin e skenës S4MM pak javë më parë i dha fund beqarisë. Samiri u kurorëzua në martesë me partneren e tij, Filis.

Së fundmi reperi ka postuar foton e parë të tyre nga dita e kurorëzimit, ku Filis shfaqet me fustanin e nusërisë. Mirëpo në sy bie barku paksa i rrumbullakosur i bukuroshes, çka ka nxitur edhe thashethemet se ajo është shtatzënë.

Në media e rrjete sociale po përflitet se S4MM do bëhet baba për herë të parë, megjithatë reperi ende nuk ka konfirmuar një lajm të tillë.

Share With:
Translate »
860 Views