Sa dhurata do të marrin princ George dhe princesha Charlotte?
Nëse mendoni se George dhe Charlotte mund të kenë çfarë lodrash të duan vetëm se janë princ dhe princesh, e keni shumë gabim.
Një mikeshë e familjes Middleton tha për Us Weekly se Princi William dhe Dukesha Kate janë përpjekur që të mos i llastojnë aspak fëmijët e tyre dhe kur vjen puna tek dhuratat tregohen shumë të kujdesshëm në përzgjedhjen e tyre, por edhe për të mos tejkaluar masën.
“Të dy janë jashtzakonisht të kujdesshëm. Princi George dhe Princesha Charlotte marrin shumë dhurata nga e gjithë bota, por u dhurohen bankës së lodrave ose organizatave të tjera për fëmijë. Dhuratat e shumta, pa kriter, nuk kanë një ndikim shumë të mirë tek ata”, u shpreh mikesha e familjes, duke theksuar se “makthi” më i madh i Kate dhe William është që fëmijët të mos mësohen me dhurata të tepruara.

Megjithatë nga letra që princ George i dërgoi babagjyshit, e kuptuam që ai është shumë modest në atë që kërkon. Për këto festa të fundvitit dëshira e tij e vetme ishte një makinë policie, e ndërsa për princeshën me sa kemi mësuar deri më tani, ajo dëshiron një shtëpi kukullash.

Sa fëmijë të mbarë.