Sa duhet të jetë gjatësia mesatare e fëmijëve dhe cilët faktorë ndikojnë në rritjen e saj?!
Edhe pse gjatësia në përgjithësi është çështje gjenetike, sipas një studimi amerikan, 19% e fëmijëve nën 5 vjeç ishin të shkurtër për moshën dhe 11% ishin shumë të shkurtër. Arsyeja? Kequshqyerja. Në këtë studim morën pjesë 80 fëmijë të moshës nga dy deri në 10 vjeç. Me siguri tani po vraponi të masni gjatësinë e fëmijës tuaj për të parë nëse është brenda normës. Sipas mjekëve pediatër, gjatësia mesatare e fëmijëve duhet të luhatet në këto përmasa :
Gjatësia mesatare për djemtë …………….Gjatësia mesatare për vajzat
2 vjeç: 88 cm 85 cm
3 vjeç: 95 cm 95 cm
4 vjeç: 103 cm 103 cm
5 vjeç: 110 cm 108 cm
6 vjeç: 116 cm 115 cm
7 vjeç: 121 cm 120 cm
8 vjeç: 127 cm 125 cm
9 vjeç: 132 cm 130 cm
10 vjeç: 137 cm 138 cm
Faktorët që ndikojnë në rritjen e gjatësisë
1.Gjumi: Studimet kanë treguar se kur flemë hormoni i rritjes prodhohet në mënyrë natyrale, prandaj këshillohet që fëmijët dhe adoleshentët të bëjnë gjumë të rregullt nga 8 -11 orë në natë.
2.Ushqimi i duhur: Nëse i ushqeni fëmijët me produkte të shëndetshme, të larmishme dhe të pasura me vlera ushqyese, do të nxisni zhvillimin e tyre.
• Vitaminë D dhe proteina: mish, djathë, perime.
• Zink: Zinku është i domosdoshëm për fëmijët dhe ndihmon rritjen e tyre. Ushqimet që përmbajnë zink janë çokollata, veza, shpargujt, kikirikët etj.
• Kalcium: Konsumoni sa më shumë nënprodukte të qumështit dhe perime jeshile si sallata, spinaqi, brokoli.
• Minerale, karbohidrate dhe vitamina: Agrumet dhe frutat e pyllit nuk duhet të mungojnë kurrsesi në vaktet e femijëve tuaj.
3.Aktiviteti fizik: Sa herë na kanë thënë prindërit kur ishim të vegjël që po të vareshim në paralele mund të zgjateshim ? Epo kjo është e vërtetë. Ushtrime të tilla si paralelet, kacavjerrja në pemë ose parqe lojërash dhe basketbolli ndihmojnë shumë që fëmijët tuaj të rriten.
4.Uji: Konsumi i ujit është një nevojë bazike që lind me njeriun. Në foshnjëri nuk rekomandohet uji pasi mjafton qumështi i gjirit. Uji është shumë i rëndësishëm, ndërkohë duhet që të eliminoni pijet me gaz dhe ëmbëlsues artificialë. Krahas ujit jepuni fëmijëve lëngje të shtrydhura.
5.Sistemi i fortë imunitar: Disa sëmundje të fëmijërisë ndikojnë në ngadalësimin e zhvillimit. Prandaj mbrojeni fëmijën tuaj duke i dhënë sa më shumë ushqime të pasura me antioksidantë, vitamina dhe proteina.