Sa duhet të prisni para se të mbeteni sërish shtatzënë, ja çfarë thonë ekspertët mjekësor
Është më mirë të prisni të paktën 18 muaj (1 vit e gjysmë) midis lindjes dhe shtatzënisë tjetër të dëshiruar.
Shumë pak kohë ndërmjet shtatzënive rrit rrezikun e lindjes së parakohshme. Sa më e shkurtër të jetë koha ndërmjet shtatzënive, aq më i lartë është rreziku, shkruan March of Dimes përcjell Gazeta Shneta.
Foshnjat e lindura para kohe kanë më shumë gjasa të kenë probleme shëndetësore sesa foshnjat e lindura në kohë.
Trupi juaj ka nevojë për kohë për t’u rikuperuar plotësisht nga shtatzënia juaj e fundit përpara se të jetë gati për shtatzëninë e ardhshme.
Përdorni metodat kontraceptive derisa të jeni gati për të mbetur shtatzënë përsëri. Shembuj si implantet, pilula dhe prezervativët.
Pse është e rëndësishme të presësh të paktën 18 muaj ndërmjet shtatzënive?
Kjo për arsyje se mund të vie deri në:
– Lindja e parakohshme;
– Pesha e ulët e lindjes;
– Të qenit i vogël për moshën gestacionale.