Sa e ëmbël! Arnav publikon për herë të parë foto me vajzën e tij

Aktori i njohur indian, Barun Sobti në qershor të këtij viti u bë baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Sifat.

Duke qenë se Barun është treguar gjithmonë i rezervuar edhe këtë herë e mbajti imazhin e vajzës larg rrjeteve sociale.

Megjithatë, tani ajo është rritur pak dhe babai i saj është gati t’ju tregojë me krenari fansave një foto të qartë të saj.

Së fundmi ai ka publikuar një foto ku shfaqet teksa puth në ballë vogëlushen, e cila duket mjaft e ëmbël.

Barun u bë i njohur për publikun shqiptar dy vite më parë në rolin e Arnav në serialin “Si ta quaj këtë dashuri”.

Share With:
Translate »
700 Views