Sa emocionuese! Familja e Bebe Rexhës u ngjitën në skenë në mes të koncertit për ta surprizuar këngëtaren

Ditën e djeshme qarkulloi kudo në rrjet, fotoja që Bebe Rexha postoi në 30 vjetorin e saj ku ishte tërësisht e zhveshur. Mund të imagjinoni reagimet që ngjalli kudo (sidomos tek shqiptarët) ndërkohë që surpriza e vërtete e kësaj datëlindjeje ishte rezervuar nga prindërit dhe vëllai i saj.

Teksa Bebe po këndonte në koncert, papritmas në skenë u ngjitën familjarët e saj duke i uruar datëlindjen dhe gjithashtu ata kishin përgatitur një video montazh ku kanë mbledhur urimet e disa prje miqve më të mirë të këngëtares, shumica prej të cilëve, emra të njohur të skenës ndërkombëtare.

Shumë e emocionuar dhe me lot në sy, Bebe ka kaluar një nga eksperiencat më të bukura të jetës së saj falë kësaj surprise të cilën ajo vetë e ndau me të gjithë ndjekësit ndaj edhe ju mund ta shihni këtu:

Share With:
Translate »
587 Views