Sa guximtare: Në prag të muajit të nëntë, Olta Gixhari bën aktivitetin e rrezikshëm
Siç tashmë dihet, aktorja bukuroshe Olta Gixhari është shtatzënë për herë të parë. Përgjatë këtyre ditëve ajo nuk i ka kursyer fotot në rrjete sociale duke treguar barkun e rrumbullakosur.

Olta është në fund të muajit të 8 të shtatzënisë dhe këto janë javët e fundit të pritjes së ëmbël. Mirëpo pavarësisht këtij fakti, ajo ka ndërmarrë një aventurë mjaft të rrezikshme.

Aktorja ka shkuar sot për hiking dhe ka publikuar foto të ndryshme në rrjete sociale. “Hiking në prag të muajit të nëntë”, ka shkruar Olta krahas një postimi në Instagram.



