Maluma bën gjestin më të bukur për fansen e tij të vogël

Maluma është një ndër këngëtarët më të pëlqyer në mbarë Showbizin botëror, sidomos nga femrat. Këngët e tij kthehen menjëherë në hite duke arritur një numër të madh klikimesh në kanalin e Youtubit.

Këngëtari ka fansa të grupmoshave të ndryshme, ku bëjnë pjesë edhe fëmijët. Ai jo vetëm që iu dhuron muzikë, por herë-herë bën dhe gjeste shumë të ëmbla për to, sic ka bërë së fundmi.

Maluma ka udhëtuar për në Puerto Rico, për të takuar një fanse të vogël e cila ndodhej në spital. Ai kënduar një këngë për vogëlushen dhe më pas një video të këtij takimi e ka publikuar në profilin e tij të Instagramit. “Muzika dhe fuqitë e saj, shumë lehtësi për të gjithë ata që po kalojnë momente të vështira shëndetësore. Ardhja në Puerto Rico dhe vizita në spital më dha lumturi. Jam mirënjohës”, ka shkruar ai krahas videos.

Share With:
Translate »
803 Views