Sa i veçantë! Travis zbulon emrin e bebushit të tij me Kourtney

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë, Travis Barker ka konfirmuar datën e lindjes dhe emrin e fëmijës së tij me Kourtney Kardashian. Bateristi 47-vjeçar i “Blink-182” zbuloi lajmin gjatë një interviste në podkastin “One Life One Chance With Toby Morse” më 30 tetor.

Ndërsa diskutonte dëshirën për të mbajtur një koncert në Hawaii, Barker tha se nuk do  sepse do të realizohej pasi ishte “java që Rocky do të lindte”. Toby Morse pyeti, “Rocky 13 Barker?” , muzikanti konfirmoi se ky është emri që ai dhe Kourtney kanë zgjedhur për djalin e tyre.

Konfirmimi i yllit të rock-ut për datën e lindjes së foshnjës së tyre vjen vetëm disa javë pasi Kourtney iu nënshtrua një operacioni urgjent. Edhe pse ylli i “Kardashians” nuk ka ndarë publikisht detajet e çështjes shëndetësore, urgjenca e detyroi Barkerin të largohej nga turi “Blink-182” për të nxituar në krah të gruas së tij. Pasi u shkarkua, ylli i “reality” theu heshtjen me një postim të gjatë në Instagram

Share With:
Translate »
157 Views