Sa janë rritur! Ami ndan momentet më të ëmbla të Joelit dhe Sia-s

Çifti shumë i njohur i ekranit, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, janë prindër të dy vogëlushëve, Joelit dhe Sia-s, të cilët i ndajnë herë pas here me ndjekësit e tyre në Instagram.

Pas gëzimit të parë, Joelit, ëmbëlsira e familjes është vogëlushja Sia, e cila tashmë është rritur shumë dhe ka ngjashmëri të madhe me të dy prindërit.

Sia ka filluar të ecë vetë dhe tani është në gjendje të luajë edhe me vëllain e saj, Joelin.

Amarda ka ndarë në Instastory disa nga momentet më të ëmbla të dy fëmijëve të saj, të cilët shfaqen duke luajtur në kopshin e shtëpisë.

Ata vrapojnë nëpër gjelbërim, ndërsa Joeli buzëqesh para kamerës dhe Ami vë në dukje faktin se ai e ka humbur një dhëmb.

“Iku dhëmbiii”- shkruan Ami krahas videos.

 

Share With:
Translate »
1523 Views