Sa kushtojnë paliçetat e Victtorias? Aq sa mami të vazhdojë të fitojë shumë
Chiara Ferragni po përjeton ditët më të lumtura të jetës që me ardhjen në jetë të së bijës, e cila tashmë është prezantuar me gjithë botën dhe u bë menjëherë e famshme. E vogla e frymëzoi nënën e saj që të realizojë veshjet më të bukura për beba, linja e parë e kësaj natyre nën emrin Chiara Ferragni dhe gjejeni çfarë? Shitjet po arrijnë majat. Sekreti? Modelja e parë e linjës së bebave ishte Victtoria. Fotot e saj u bënë virale, e sigurisht, pasi njerëzit u mësuan me pamjen e së voglës e kaluan vëmendjen tek veshja e saj. Vetëm një body (më i liri prej tyre) kushton 92 euro ndërsa vlera e të tjerëve arrin deri në 295 euro për aq veshje sa janë lançuar.
Bashkë me këtë linjë, Chiara nxorri në shitje edhe pizhama, të cilat i veshi në spital në fotot e para me të bijën. Vlera e tyre arrin shifrën 159 euro dhe u desh shumë pak që të shiteshin plotësisht. Tashmë të gjithë e kanë kuptuar sa mirë di Chiara të bëj biznes ndaj nuk është aspak surprizë ky sukses i saj, e ca më pak momenti kur zgjodhi t’i lançojë risitë në biznesin e saj.