Sa në një festë në tjetrën, Amin nuk e pengon aspak shtatzania të bëjë qejf

Ata janë miq, por me sa duket, veç talentit dhe miqësisë i bashkojnë dhe ditët e lindjes. I kanë njëri pas tjetrit.

Elvana Gjata festoi ditëlindjen e saj më 3 shkurt me një koncert privat për miqtë ku prezantoi dhe këngët e reja, të cilat janë tashmë dhe në një EP me titull “3”, si data e saj e lindjes dhe numri i këngëve.

Ermali dhe Ami ishin sigurisht pjesë e miqve të ftuar. Është e njohur tashmë miqësia e Ermalit me Elvanën të cilët e thërrasin njëri-tjetrin “vëllai” dhe “motra”, ndaj ata nuk mund të mungonin kurrsesi në koncert.

Megjithatë, festa e çiftit të njohur nuk u mbyll me përfundimin e koncertit të Elvanës. Që aty, ata kanë rendur në një tjetër festë, këtë herë më intime, por sërish ditëlindje dhe sërish të ftuar nga një artist.

Olen Cesari, “violinisti më i mirë në planet”, mik i ngushtë me Ermalin, por dhe Elvanën, të dy të ftuar në koncertin e tij në Tiranë para dy vitesh e gjysmë, e ka ditëlindjen në 4 shkurt.

Happy B. Violinisti më i madh në planet!😊 @olencesari

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Ndërsa vetëm pak ditë më parë ata festuan ditëllindjen e babait të Ermalit, kur natyrisht as Ami nuk mund të mungonte. Sa mirë që shtatzania nuk e pengon për asgjë bukuroshen e ekranit. Kushedi sa zili e kanë shtatzënat tjera.

Share With:
Translate »
927 Views