Sa qenka rritur! Mbesa e Ingrit Gjonit ia “merr në kthesë” tezes
Coco Antonel, vajza e Inis Gjonit është rritur dhe ka ndryshuar kaq shumë, por është edhe mjaft e talentuar. Duket se zëri është një gjen i pandarë i familjes Gjoni dhe pas tezes, Ingritit, mund të kemi një këngëtare të ardhshme. Vetë Ingriti, e ftuar këtë pasdite në “Rudina” në Tv Klan shpreh gjithë mbështetjen e saj për mbesën, të cilën e ndjek pas në çdo aktivitet.
Ingrit Gjoni: Ka një zë yll.
Rudina Magjistari: E ka nga ty?
Ingrit Gjoni: Besoj që ka më shumë zë se unë.
Rudina Magjistari: Inisi këndon?
Ingrit Gjoni: Inisi këndon dhe këndon lart madje, unë këndoj poshtë. Goca ka një zë brilant vetëm se është pak e turpshme, nuk është si unë që bëj çmos, këtë që doja ta arrija e arrita me shumë përpjekje.
Rudina Magjistari: Ta krahasosh me veten tënde në këtë moshë?
Ingrit Gjoni: Që në këtë moshë bëja unë.
Rudina Magjistari: Ti se ç’bëje ca “Miss Lagjja”.
Ingrit Gjoni: Kam qenë e tmerrshme, tani jam qetësuar. Kur dua të bëj nj gjë kam shumë ambicie, është e lindur besoj, këtë gjë Coco-ja nuk e ka.