Sa shpejt kaloi koha! Ylli i “Harry Potter” bëhet baba dhe ja ku i keni fotot e para me bebin

Fansat e mbajnë mend gjithnjë si djalin e vogël me syze shenjën e vetëtimës, e aktori që luante ‘Harry Potter’, Daniel Radcliffe është baba. Aktori dhe partnerja e tij, Erin Darke janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e kanë mbajtur privat prej kohësh, duke mos zbuluar më shumë, madje as gjininë e bebes. Në fotot e publikuara nga “Daily Mail”, çifti është parë duke shëtitur në Nju Jork dhe aktori shtynte karrocën e bebes.

Në muajin Mars, një burim bëri të ditur se ylli 33-vjeçar i sagës së “Harry Potter” dhe aktorja 38-vjeçare ishin në pritje të ëmbël.

“Së fundmi ua thanë familjeve dhe miqve. Është një periudhë shumë emocionuese”, u shpreh burimi.

Çifti u përpoq të mos tërhiqte vëmendje me paraqitjen. Radcliffe mbante kapele dhe maskë ndërsa Darke ishte e veshur thjesht me xhinse e bluzë.

Share With:
Translate »
176 Views