Sa shumë dashuri! Justin Bieber publikon një fotografi të rrallë me djalin
Justin Bieber ndau një fotografi bardh e zi në Instagram ku shfaqet me djalin e tij të vogël, Jack Blues, teksa qëndron i shtrirë në divan.
Kjo postim i ëmbël vjen në një kohë kur mediat dhe fansat po përflasin për tensione në martesën e tij me Hailey Bieber.
Artisti 31-vjeçar nuk vendosi asnjë përshkrim në foto, por imazhi u publikua në mes të komenteve për gjendjen e tij emocionale dhe shëndetin mendor, shkruan DailyMail.
Së fundmi, Justin është parë në disa transmetime live ku ka shfaqur shqetësime, duke u dukur i lodhur dhe emocionalisht i paqëndrueshëm, gjë që ka ngjallur reagime të shumta nga fansat që shpresojnë ai të kërkojë ndihmë profesionale.
Ndërkohë, spekulimet për një krizë martesore u rritën pasi u përfol se Hailey e kishte hequr Justin nga lista e ndjekësve në Instagram, edhe pse më vonë ajo e mohoi duke thënë se ishte një gabim teknik.
Pavarësisht gjithçkaje, çifti është parë bashkë në publik këtë javë, gjatë një daljeje në Los Angeles, ku shijuan akullore së bashku me Lori Harvey.
Megjithatë, burime pranë çiftit kanë thënë për DailyMail se marrëdhënia e tyre është e tendosur dhe se miqtë u kanë sugjeruar të kërkojnë këshillim.
“Hailey e do ende Justinin, por të dy e ndjejnë se gjërat mund të jenë më mirë,” tha një burim.
“Ajo është mbështetja e tij më e madhe dhe të dy po përpiqen ta bëjnë lidhjen të funksionojë”.