Sa shumë emra bashkë për të nxjerrë “Më duaj” dhe rezultati s’mund të ishte tjetër

Dje ju njoftuam se Flamur Shehu është rikthyer pas shumë vitesh në skenën e festivalit, dhe sot nuk kemi si të mos flasim për suksesin e këngës së tij.

“Më duaj” me tekst nga Zhuliana Jorganxhi dhe me muzikë të Shehut, mori duartrokitje pafund nga publiku qe e ndoqi në sallë po jo vetëm.

Kjo në fakt vjen edhe si meritë e këngëtares Evi Reçi e cila dha një performancë të shkëlqyer natën e parë të festivalit.

Me një natyralitet të lindur, aspak e sforcuar, Evi zotëroi jo vetëm këngën por të gjithë skenën e Festivalit të 60-të të këngës në RTSH.

Aq i mirë ishte interpretimi, sa disa ndjekës madje, e akuzuan se ka kënduar me playback dhe jo live.

Mos ndoshta Evi ndihej kofidente, sepse kishte mamin aty afër si mbështetjen e saj të madhe, ndërsa kjo e fundit është violinçeliste në orkestrën e RTSH-së, apo mos ndoshta kjo vajzë ka linur për skenë.

Mos harroni ta ndiqni sonte natën e dytë të festivalit sepse ka rezervuar jo pak surpriza.

 

Share With:
Translate »
229 Views