Sabiani takon vajzën e Ilirit dhe e prezanton me djalin e tij
Iliri mori mbrëmë surprizën më të bukur në “Big Brother”. Vajza e tij bukuroshe, Emily erdhi nga Italia për të takuar të atin. Babë e bijë u takuan mes emocionesh e lotësh teksa Iliri i bëri dhe një kërkesë vajzës, të mësojë shqip.

Sot Emily është takuar edhe me mikun e ngushtë të të atit, Sabianin, i cili e ka përcjellë në aeroport. Sabiani e ka prezantuar Emilyn me djalin e tij të vogël duke shprehur se ata tani janë si motër e vëlla.

“E përcollëm motrën”, shkruan Sabiani krah fotos ku shfaqen të tre.








