Sabri Fejzullahu i përlotur zbulon mungesën e tij të madhe: Mbyllem i vetëm në dhomë

Sabri Fejzullahu ka bërë një rrëfim të ndjerë së fundmi.

Ikona e muzikës shqiptare i ftuar në Atv ka folur për mungesën që ndjen për Bulzën, vajzën e tij, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka krijuar familje.

Bulza, e cila po ashtu kishte trashëguar talentin e të atit për muzikë, e ndërpreu këtë rrugë duke mos sjell ndonjë projekt muzikor që nga adoleshenca e saj.

Të qënit larg Kosovës, bën që Sabriu të ndjejë vazhdimisht mungesën e saj

Ai ka treguar se sa herë që shkon tek shtëpia e tij në Bërnicë ai mbyllet i vetëm në dhomën e Bulzës.

Kjo e fundit ka suprizuar të atin duke i dërguar një mesazh gjatë emisionit.

Mes lotësh, Sabri Fejzullahu ka thënë se dëshira e tij dhe e bashkëshortes Nera është që njëherë të vetme të mblidhen bashkë e gjithë familja.

Share With:
Translate »
93 Views