Saimir Tahiri shkon të votojë me bashkëshorten dhe dy djemtë

Ish-ministri, Saimir Tahiri i është drejtuar ditën e sotme qendrave të votimit teksa ndryshe nga të tjerët ka qenë i shoqëruar nga dy djemtë e tij dhe bashkëshortja.

Ai është fotografuar me djalin e madh dhe djalin e porsalindur, Golik, teksa po futeshin në qendrën e votimit. Pas votimit ai ka folur dhe për gazetarët ku ka treguar se votoi për të ushtruar të drejtat e tij kushtetuese.

“Kam ardhur për të votuar është një e drejtë e imja kushtetuese dhe e çdo qytetari do të doja që e gjithë kjo të mos kishte ndodhur debati të ishte për më pak taksa, më shumë shërbime, qeverisje më të mirë. Uroj që kryetarët që do zgjidhen në mandatin e ardhshëm 4 vjet të punojnë për qytetarët”,  tha ai.

Share With:
Translate »
618 Views