“Sakrificat që bën bashkëshorti im çdo vit për vajzën”, Rudina zbulon detajin e veçantë

Në intervistën e sotme me Dj Vicky-n , Rudina Magjistari ndau disa detaje rreth familjes së saj të cilat nuk i dinim më parë. Kur Vicky tregoi se ai dhe i biri ndajnë të njëjtën ditëlindje, Rudina tha se kështu ndodh dhe me Mian e bashkëshortin e saj. “Ishte një bekim dhe dhurata më e bukur që mund të merrja për ditëlindje, por tani kam kuptuar që askush nuk më uron mua se të gjithë e kanë mendjen te djali”, tha Dj Vicky. “Edhe bashkëshorti im gjendet gati në të njëjtën situatë. Ata në fakt e kanë me një ditë diferencë. Po festa bëhet për vajzën, kurse për bashkëshortin mbetet vetëm torta. Është një sakrificë kjo që e bëjnë me qejf baballarët”, tregoi Rudina. Moderatorja është e martuar prej vitesh me Xhavit Bajramin dhe Mia është vajza e tyre e vetme.

Share With:
Translate »
986 Views