“Sali Berisha kërcënon vajzat e Lulzim Bashës”/ Ish-kryeministri tregon si qëndron e vërteta

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se jo vetëm kreu i PD-së Lulzim Basha, por edhe kryeministri Edi Rama ka humbur qetësinë.

Gjatë një interviste Berisha është përgjigjur akuzave se ka kërcënuar vajzat e Lulzim Bashës, duke e akuzuar kryedemokratin si i sëmurë.

Pyetja: Gazetarët të rëndësishëm në Tiranë më kanë informuar se Basha ka informuar ambasadorë se i kërcënohen vajzat me jetë prej Sali Berishës?

E kam marrë vesh një gjë të tillë. Kjo është akuza e parë në jetën time që dëgjoj të kësaj natyre. Gjatë fushatës më merr në telefon dhe më thotë që më kërcënuan. Po je në politikë kërcënimet do i presim. I them mos na u fut në këto punë se na dëmton. Më thonë që ka thënë një gjë të tillë. Është i sëmurë se nuk më ka shkuar mendja kurrë,” Berisha.

Share With:
Translate »
209 Views