Sallabanda: Covid, 1 nga 10 sëmundjet fatale tek fëmijët
Koronavirusi po rrit gjithmonë e me shumë rastet tek fëmijët. Në një intervistë për Televizionin Klan mjeku neurokirurg Kita Sallabanda thotë se studimet e fundit kanë faktuar se koronavirusi është një nga 10 sëmundjet që ju merr jetën të vegjëlve ndaj apelon për vaksinimin e tyre.
“Të parët duhen vaksinuar fëmijët me problemë shëndetësore, por kemi vendosur të bëjmë vaksinim e gjithë popullatës 5-12 sepse kemi parë një përhapje masive të Covid tek kjo moshë dhe në 10 sëmundjet që shkakton vdekjen tek fëmijët është futur dhe Covid-19 duke qenë se kjo është e rëndësishme u vendos vaksinimi”.
Thuajse të gjitha vendet kanë nisur vaksinimin e fëmijëve mbi 5 vjeç.
“Efektet sekondare janë minimale, në Spanjë s’kemi patur asnjë raste me sëmundje të rëndë pas vaksinimit të fëmijëve, nuk kemi patur asnjë rast të vdekshmërisë, ka të dhëna që 70 deri në 100 mijë ka efekte minimale, por mortaliteti është 0,001 për 1000 fëmijë të vaksinuar, nëse marrim raportin e fëmijëve me efekt edhe atyre që kanë humbur jetën”.
Përhapja e variantit Omicron, sipas ekspertëve do të rëndojë situatën, duke sulmuar veçanërisht të pavaksinuarit.