Salsano kërkon të bëjë krenar të atin e ndjerë me valsin që ka mësuar prej tij
Me këngën fituese të Top Fest “Vetëm ty” të Alban Skënderajt, Salsano performoi në Dancing With The Stars me një vals, zhaner të cilin ia mësuar i ati i ndjerë dikur
Nën krahët e balerinës profesioniste, Salsano arriti të mbizotërojë skenën dhe të fitojë edhe njëherë simpatinë e jurisë, e cila u surprizua nga performance e aktorit.

“Nga rosaku je kthyer në mjellmë. Më pëlqen ecuria jote”- tha Valbona Selimllari.
“Zakonisht për profesionistët meshkuj kjo është e lehtë, për një konkurrentet është e vështirë. E realizuar ishte”- ishte komenti i kryetarit të jurisë, Kledit.
“Ti ke dëshirë dhe po e shijon, duhet të të kenë frikë të tjerët”- tha Dalina Buzi.
“Bashkë me ju, ëndërrova dhe unë dhe ishte bukur”- tha Armand Peza.
Duke ndarë vendin e parë me Elhaidën, Salsano arriti të grumbulloje 32 pikë nga juria.