Samuel Eto’o rrezikon burgun, e denoncoi e bija 22-vjeçare. E pabesueshme çfarë paska ndodhur…

Samuel Eto’o është në telashe dhe mund të shkojë në burg. Erica do Rosario Nieves (22 vjeçe), e njohur ligjërisht si vajza e ish-futbollistit të Interit nga një vendim gjykate i vitit 2022, ka vendosur të nisë një betejë të re ligjore kundër babait të saj për detyrimet e papaguara karshi saj për mirërritjen.

Lajmi është bërë i ditur nga “Mundo Deportivo”. Sipas asaj që mësohet, e reja, e cila duhej të merrte 1400 euro në muaj “pension”, sipas përcaktimit të gjyqtarit të çështjes, ka vendosur ta padisë të atin biologjik, pasi nuk e konsideron shumën të drejtë. Madje jo vetëm kaq, por shuma e rënë dakord nuk i është paguar kurrë të resë.

Samuel Eto'o: from Leganés to FC Barcelona

Pra, për këtë arsye Eto’o është paditur sërish nga e bija, që s’e ka pranuar kurrë si të tillë, sepse nuk ka respektuar marrëveshjen. Arsyet pse Erica ka vendosur ta denoncojë dhe të kërkojë tashmë dënim me burg për të atin i zbulon avokati i saj: “Samuel i detyrohet vajzës së tij më shumë se 5 vite “pension” dhe vazhdon të sfidojë drejtësinë. Ekonomia e Erica është e pasigurt, ndërsa Eto’o jeton në luks”.

Sipas “El Diario de Sevilla”, shifra që duhet t’i paguajë ish-sulmuesi kamerunas vajzës së tij ka shkuar në rreth 90 mijë euro. Në të kaluarën, ish-futbollisti ka treguar bujari të madhe jashtë fushës. Në vitin 2021 i dhuroi Kamerunit 10 ambulanca për të luftuar urgjencën për shkak të koronavirusit.

Në përmbledhjen e përgatitur nga avokati ekspozohen edhe rekordet e ndryshme penale të ish-futbollistit afrikan. Kujtojmë se Eto’o tashmë është dënuar me një vit e 10 muaj burg për një kundërvajtje tatimore në territorin spanjoll dhe gjobë financiare për mospagimin e ushqimit të një vajze tjetër të lindur jashtë martese.

Pas katër vitesh beteje, Érica do Rosario, e cila u regjistrua si Erica Eto’o Do Rosario, u shpall më në fund si vajza biologjike e Samuel Eto’o. Vendimi gjyqësor erdhi në vitin 2022, pas refuzimeve të shumta nga ish-sulmuesi kamerunas për t’iu nënshtruar testeve të ADN-së.

Gjyqtari më vonë caktoi një ‘pension’ prej 1.400 € në muaj për vajzën e re, gjë që nuk u krye kurrë. Sipas “Dario AS”, vajza e Eto’o, Erica do Rosario Nievers, lindi në vitin 1999 në spitalin “Alarcón Foundation” në Madrid për shkak të një lidhjeje mes kamerunasit dhe një gruaje të njohur si Adileusa do Rosario.

Share With:
Translate »
108 Views