Sapo janë bërë prindër, zbulohet zanafilla e problemeve në çift mes Mozzik dhe Loredana

Prej disa ditësh, në media po përflitet se reperi Mozzik dhe partnerja e tij, Loredana Zefi, po kalojnë një krizë në çift.

Ata nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit, nuk kanë pozuar së bashku dhe Mozzik nuk ndodhej i pranishëm gjatë xhirimeve të klipit të ri të Loredanës me reperin turko-gjerman, Mero.


Madje, ditën e sotme Loredana feston ditëlindjen dhe reperi nuk ishte i pranishëm në këtë ditë speciale për të. Ai nuk e ka uruar partneren e tij në Instagram, duke i vënë vulën njëherë e mirë thashethemeve se mes tyre gjërat s’janë në rregull.

Burime për “Prive.al” kanë zbuluar se zanafilla e të gjitha problemeve mes tyre është menaxhimi i karrierës së secilit pas skandalit me çiftin zviceran.

“Situata nuk ka qenë aspak e lehtë për t’u përballuar që prej shpërthimit të skandalit me çiftin zviceran, mirëpo Mozzik është kujdesur që t’i qëndrojë pranë Loredanës gjithë këtë kohë. Bllokimi i xhirollogarive bankare në muajin Qershor bëri që artistja të ketë probleme edhe më të thella emocionale. Mirëpo në këtë rast, vulën e mospajtimeve e kanë pasur çështje në lidhje me karrierën dhe të ardhmen e përbashkët.”-janë shprehur burime për “Prive.al”

Gjithashtu, vëllai i Loredanës, Bekimi, i cili kishte marrëdhënie shumë të mira me Mozzik dhe Getinjon, nuk i ndjek më djemtë në Instagram.

Shpresojmë që gjërat mes tyre të zgjidhen sa më shpejt dhe Loredanën dhe Mozzik t’i shohim sërish në krahët e njëri-tjetrit!

Share With:
Translate »
737 Views