Sara apo Ledioni? Moderatori tregon prindin më të përkushtuar ndaj London
Prej datës 19 janar në Top Channel do të nisë rrugëtimin artistik talent show i dedikuar fëmijëve “The Voice Kids”. Trajnerët Miriam Cani, Eneda Tarifa, Aleksandër dhe Renis Gjoka dhe producenti ekzekutiv Ledion Liço janë gati për të nisur përzgjedhjen e fëmijëve më të mirë nga të gjitha trevat shqiptare. Sot në mbrëmje, ata ishin të ftuar në Top Magazine për të zbuluar detajet e fundit nga ky produksion i ri, por nuk shpëtuan edhe nga pyetjet pikante të Ervinit.
Meqenëse Ledioni vjen gjithmonë e më rrallë në intervista, këtë herë ishte rasti që Ervini të gjente pak hapësirë për ta pyetur edhe për jetën private.
Nga fotot e hedhura nëpër rrjetet sociale, Ledioni ka më shumë postime me London, djalin e tij, dhe për disa është krijuar përshtypja që ai kalon më shumë kohë me të. Por, natyrisht, kjo nuk është e vërtetë: “Të duket ty. Unë e dokumentoj qëndrimin tim me çunin dhe prandaj duket sikur rri unë më shumë. Po ja shiko sa kohë harxhoj unë në punë, gjatë natës ai fle, kështu që mundohem të kompensoj pjesën ku mungoj”, – i përgjigjet ai Ervinit që nuk i lë me kaq ngacmimet. Një prej kureshtjeve më të mëdha të publikut në lidhje me raportin e tij me Sara Hoxhën, është edhe xhelozia.
A është Ledioni xheloz për partneren e tij? Edhe kësaj pyetjeje, moderatori i njohur i Top Channel i përgjigjet menjëherë: “Po sigurisht që jam. E ke parë Sarën ti apo jo? Sara është alamet ylli. Nëse nuk do jesh xheloz për Sarën, i bie të jesh budalla…” – tha Ledioni dhe kaq mjaftoi që të gjithë ta shoqëronin me duartrokitje deklaratën e tij të fortë.