Sara dhe Ledioni po bëhen me vajzë, por teze Lorin ka diçka që e frikëson

Lori Hoxha, motër e Sara Hoxhës, ka publikuar një foto me të por e ka shoqëruar dhe me një emoji që tregon se duket e frikësuar nga pjesëtarja e re e familjes.

Çdo të ndodhë tani që në familje do të jenë dy versione të Sarës thotë tezja e ardhshme?

“Dy si ty, jam e frikësuar”, ka shkruar Lori në postimin në Instagram.

Por Sara Hoxha, bashkëshorte e Ledrit si duket është treguar e shpejtë me llogaritë e muajit të lindjes. Asaj i ka rezultuar që vajza në të vërtetë do t’i ngjajë vetë Lorit.

“Sipas llogarive të mia i bie të bëheni dy si ty”, ka komentuar Sara duke mos harruar të vendosë edhe shenjën e horoskopit, peshore krahas komentit.

E si duket në muajin e ditëlindjes së Lorit, pra në sezonin e peshores, tetor, pritet të vijë në jetë edhe fëmija i tretë i Sarës. Vajza e shumëpritur padyshim do i sjellë familjes Hoxha gëzim të pafund.

Share With:
Translate »
183 Views