Surpriza që humbër nga BBV! London dhe Roman mbështesin mamin dhe tezen
Nata finale e Big Brother VIP ka mbërthyer të gjithë pas ekranit ndërsa emocionet me siguri kanë mbërthyer edhe Sarën me Lorin për drejtimin e këtij produksioni të parë të kësaj madhësie.
Dhe sigurisht që kanë nevojë për pozitivitet nga kushdo dhe sidomos nga personat e zemrës.
Nuk kishin si të mungonin London dhe Roman për të mbështetur mamin dhe tezen. Me petale trëndafilash, ata kanë shkruar “SUKSESE MOM & LORI”. Me siguri zemrat e të dyjave janë ngritur peshë dhe nuk kishte energji më të bukur. /Kids’ Time