Sara Hoxha rrëfen momentet e vështira pas humbjes së babait: “Fajësoja mamin që ai nuk ishte më…”
Trashëgimtarja e “Top Medias”, Sara Hoxha ka dhënë një intervistë për revistën “Who”, nëpërmjet të cilës na ka njohur me tepër me jetën e saj dhe ndryshimet e muajve të fundit. Ndonse Sara njihet si një vajzë e qeshur, ajo ka kaluar edhe momente të vështira në jetë. Një i tillë është edhe humbja e babait të saj Dritan Hoxha, i cili sot do të festonte ditëlindjen e tij.
Sara ka qenë shumë e lidhur me babanë e saj dhe synimi i saj ka qenë ta bënte atë krenar, por pasi ai u nda nga jeta duket se vajza e dytë e familjes gjente ngushëllim duke fajësuar nënën e saj.
“Në fillim unë dhe mami im nuk ishim shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Unë isha më tepër vajza e babit, isha më e lidhur me të. Mami ishte tërë kohës aty, e merrja pak për të mirëqënë, ndërsa babit ia ndjeja mungesën, doja ta kënaqja, ta bëja të ndihej krenar. Pastaj kur babi ndërroi jetë, gjërat morën pak për kot. Nuk është se nuk e doja, se unë vdes për mamin tim, por e bëja atë me faj që babi nuk ishte më. Ishte mbase mënyra ime për t’u përballur me humbjen. Për të do të ketë qënë shumë e vështirë kjo pjesë, por kur e mendoj, isha akoma fëmijë kur ai iku.
Pastaj gjërat ndërruan kur u lidha me ty, sepse më shihte si të rritur, më të pavarur, pra kishim një komunikim të ri dhe më pas kur linda Londonin, arrita të kuptoj vërtet se sa shumë ka bërë ajo për mua, për ne. E shihja vetë se sa e vështirë ishte të rrisje një fëmijë, sa përgjegjësi ke dhe i shtoja dhe faktin që babi nuk ishte aty për të, ajo ishte vetëm, vetëm në familje, vetëm në biznes, por si një Super Grua! Mami im është gjithçka”.- ka treguar Sara.
Pra, gjërat dhe raporti me nënën ka ndryshuar ndjeshëm në familjen Hoxha, pas humbjes së Tanit