Sara Karaj, po bëhet nënë për herë të dytë dhe lajmin na e dha në mënyrën më të bukur të mundshme!

Sara Karaj do të bëhet nënë për herë të dytë. Influencuesja dhe sipërmarrësja e ka dhënë lajmin me një video shumë emocionuese në rrjetet sociale.

E ulur në kinema, ajo shfaqet ndërsa shikon në monitor disa nga momentet më të bukura me partnerin Dart dhe me djalin e tyre Tomas, ndërsa më pas duket një ekografi bebi dhe në sfond dëgjohen rrahjet e zemrës së bebit. Në kinema i bashkohen edhe Darti dhe Tomas, duke i përkëdhelur barkun që tanimë ka filluar të duket.

“Filmi im i preferuar. Bebi numër 2,” –e ka mbishkruar ajo videon.

Sara dhe Darti mirëpritën në jetë Tomasin në tetor të vitit 2020.

Share With:
Translate »
144 Views