Sara për Ema Andrean: Pavarësisht padrejtësive që i kanë bërë, prapë është e lumtur e më acaron

Në emisionin “Jo Vetëm Modën” në Tv Klan, ka qenë Ema Andrea dhe vajza e saj Sara Kapo. Ato folën për karrierën e tyre, futjen e Sarës në botën e muzikës  dhe marrëdhënien që kanë si nënë e bijë. Sara shprehet se nënës së saj sado padrejtësi i janë bërë në jetë dhe karrierë ajo sërish është e lumtur dhe habitet me këtë fakt.

Sara Kapo: Për të gjithë njerëzit mund të jetë Ema Andra, artistja e këtij kombi, shpëtimtarja, por për mua ngelet mami dhe e di shumë mirë sa shumë padrejtësi i janë bërë dhe se sa shumë më shumë meritonte nëse gjërat do ishin të drejta dhe pavarësisht gjërave që i kanë bërë, që i kanë ndodhur, nuk e di se si je prapë e lumtur. Është një gjë që më acaron nganjëherë nga nervat se them si nuk luan mendsh o burrë?! Si nuk i bërtet këtyre njerëzve.

Sara ka treguar se është shumë e lidhur me të ëmën, ajo shprehet se sa herë që i ndodh diçka e mirë apo e keqe, njeriu që merr më parë në telefon është e ëma.

Share With:
Translate »
143 Views