Sara, Poi dhe Eriku bëjnë bashkë pemën e Krishtlindjes dhe kjo video nuk mund të ishte më e ëmbël

Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente të ëmbla me vajzën, teksa ka nisur dekorimin e shtëpisë për festat e fundvitit.

Ajo ka publikuar një video në Instagram Story ku shihet duke stolisur bredhin e Krishtlindjeve së bashku me vajzën e saj, Poem Blu.

Në video, Sara dhe Poem shfaqen duke vendosur zbukurimet e para në bredhin e gjelbër ndersa ne sfond eshte here pas here zeri i Erikut. Më pas, Sara ndan një pamje të bredhit tashmë të stolisur, ku dominojnë zbukurimet me ngjyra të kuqe dhe të bardha, duke krijuar një atmosferë vërtet festive dhe magjike në shtëpinë e tyre.

Kjo video e ëmbël ka marrë vëmendje të madhe nga ndjekësit, duke treguar se sa e rëndësishme është për Sarën ndarja e momenteve të tilla të ngrohta, duke shënuar kështu nisjen zyrtare të pritjes së festave.

Share With:
Translate »
651 Views