Sara poston një foto të ëmbël të vajzës së saj me Lorin dhe dedikimi na përloti
Lori Hoxha feston ditëlindjen sot dhe sigurisht që nuk mund të mungonte urimi i Sarës. Ajo ka publikuar në Instagram një foto të Lorit e cila shihet mjaft e qeshur me mbesën e saj.
“Dy vajzat e mia të preferuara. Gëzuar ditëlindjen L. Gjatë gjithë jetës sonë ne kemi mbajtur dorën e njëra-tjetrës në çdo hap, dhe sot jam më krenare të them se nuk ke më nevojë për timen. Edhe pse rrugët tona mund të jenë të ndryshme, ti dhe unë do të jemi gjithmonë ‘tifozet’ më të mëdha të njëra-tjetrës. Vazhdo të jesh kjo që je dhe kurrë mos ndalo së treguari botës se për cfarë je krijuar”, shkroi Sara në postimin e saj.
View this post on Instagram
![]()
Së fundmi, Lori ka mbajtur një fjalim në përvjetorin e lindjes së babait të saj të ndjerë, Dritan Hoxhës. Ajo tha ndër të tjera se do të bëjë të pamundurën që të çojë përpara ëndrrën e babait të saj lidhur me televizionin “Top Channel”. (LEXO KETU)