Sara publikon foton e parë të Neas! Mesazhi i saj: Ende jemi në mosbesim…

Dy ish-banorët e Big Brother Vip, Sara Gjordeni dhe Bardh Idizi janë bërë prindër për herë të parë ditën e djeshme (5 Dhjetor). Ish-Missi zbuloi lajmin në një postim në Instagram teksa publikoi një foto të këngëtarit duke mbajtur vogëlushen në krahë.

Pasi tregoi se kishte ardhur në jetë vogëlushja Nea, Sara Gjordeni falenderoi ndjekësit për mbështetjen dhe urime, teksa u shpreh se të dyja janë mirë.

Ish-Missi shkoi se ardhja në jetë e vajzës, të cilën e quajti një perfeksion, është bekim i madh nga Zoti.

Ende jemi ne mosbesim te bekimit qe kemi marre nga Zoti diten e sotme! Doja tju falenderoja me shpirt te gjitheve per mesazhet tuaja, urimet, dhuratat dhe gjithcka tjeter. Jane mijera dhe as nuk e di a do arrij dot tju kthej te gjitheve nje e nga nje.

Une jam shume mire! Nea gjithashtu. NJE PERFEKSION 4kg qe njeh zerin e mamit, babit prej dites pare dhe qe na dhuroi buzeqeshjen e pare qe sot.

Ju urojme ti keni zemrat plot te gjithe, e ata qe kane vite qe perpiqen per nje mrekulli te tille, t’i mbushin krahet sa me pare! Ne jemi sot me te lumtur se kurre!

Ju duam Sara, Bardhi dhe Nea”, shkroi Sara Gjordeni.

“Një perfeksion”, Sara Gjordeni publikon foton e parë

Share With:
Translate »
94 Views