Sara rrëfen lindjen dhe praninë e Ledrit në sallë: Ishte e nevojshme

Momentet e dobëta pas lindjes kanë qenë shpesh tema diskutimesh dhe jo vetëm. Mamat e reja kanë ndarë eksperiencat e tyre në rrjetet sociale dhe e radhës ka qenë partnerja e Ledrit, Sara, e cila ka treguar se ka pasur momente të dobëta, por nuk do e kishte imagjinuar dot situatën nëse nuk do të kishte Ledrin pranë.

“Shumë. Por e di që thonë që çdo gjë kalon dhe harrohet? Shuumë e vërtetë. Mendoj 100% që partneri duhet patjetër të jetë personi që t’ju shoqërojë gjatë kësaj eksperience. Mua më ka ndihmuar shumë dhe as nuk e imagjinoj dot të kisha dikë tjetër aty përveç tij. Patjetër që më ka ndenjur vetëm te koka sepse aty kisha nevojë”, ka shkruar Sara.

Ajo dhe Ledri janë prindër prej disa javësh të një vajze të vogël që e quajtën Poem Blu.

 

Share With:
Translate »
505 Views