Sara shumë larg shtëpisë dhe në faj për London, Redia i tha gjithçka që i duhej

Sara Hoxha ka lënë Tiranën për të shëtitur shumë larg saj!

Që prej mëngjesit të sotëm ajo njoftoi largimin nga Shqipëria me një foto të realizuar nga avioni.

Trashëgimtarja e “Top Channel” besohet se ndodhet në Amsterdam, nga ku ka publikuar edhe një foto pak minuta më parë.

Por ajo tregon se fakti që ndodhet larg djalit, nuk e lë ta shijojë këtë udhëtim, që besohet se e ka bërë me bashkëshortin Ledion Liço.

“Duket sikur po kënaqem por ankthi dhe faji i një nëne që është ndarë (nga i biri) nuk më lë”, shkruan Sara.

Megjithatë ajo ka marrë një mesazh mbështetës nga motra e vogël, Redia e cila me sa duket ka marrë përsipër të kujdeset për nipin London Noor.

“Dondon është në duar të sigurta”, shkruan Redia.

Tani bëj qejf Sara dhe mos e kthe kokën pas!

Share With:
Translate »
748 Views