Sara zbuloi gjininë e bebit nr. 3 dhe shpërtheu në lotë
Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë. Lajm tashmë i konfirmuar nga të dy.
Teksa çifti është prindër i dy djemve London dhe Roman, po përflitej se fëmija i tretë është vajzë. Dhe sot me një video të postuar në llogarinë e saj në Instagram, Sara sapo na konfirmoi gjininë e bebes që po pret.
Dhe PO! Është vajzë! “Një ëndërr” shkruan Sara teksa shfaqet në video duke plasur tollumbacen që zbulon gjininë e bebes. I urojmë pritje sa më të ëmbël! /Kids’ Time