Sasia e tepërt e sheqerit e konsumuar nga nënat gjidhënëse ndikon në zhvillimin e trurit të foshnjes
Studimi i fundit i botuar në American Journal of Clinical Nutrition ka zbuluar se sasia e tepërt e sheqerit e konsumuar nga nënat gjidhënëse ndikon në zhvillimin e trurit të foshnjes
Studimi përfshiu 88 nëna që raportuan se kanë konfirmuan përafërsisht 2.5 pije me sheqer çdo ditë shkruan VeryWellFamily, trasnmeton GazetaShneta.
Përgjatë 24-muajshe, studiuesit vëzhguan fëmijët e nënave dhe zbuluan se “rezultatet neurozhvillimore te foshnjet në 24 muaj pas lindjes mund të ndikohen negativisht nga marrja e fruktozës nga nëna”.
“Gjatë 1,000 ditëve të para të jetës së të porsalindurit, truri i tyre kalon në një zhvillim të rëndësishëm.Pra, një sasi e tepërt e sheqerit mund të luajë rol në shëndetin e foshnjes suaj”, tha Barry Sears, PhD.

Në këtë aspekt, jo vetëm foshnjet që janë të rrezikuara nga sheqeri i tepërt, por edhe nënat.Meqërast, nëna mund të jetë predispozuar të ketë mbipeshë, sëmundje metabolike dhe kardiake.