“S’doja që vajzat të rriteshin me trauma”- Ndarje me sherr? Regjisorja flet për fundin e martesës me Erion Isain!
jlin Petrela, ish-bashkëshortja e aktorit të humorit dhe kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, ka folur për herë të parë rreth arsyeve që çuan në fundin e martesës së tyre, pasi u bënë prindër të dy vajzave.

Regjisorja ka rrëfyer se vendimi për t’i dhënë fund martesës u mor nga të dy, duke thekuar se nuk dëshironte që vajzat e tyre të rriteshin me trauma nga skenat që mund të shikonin mes prindërve nëse do të vazhdonin të ishin bashkë.

“Ishte vendim i marrë nga të dyja palët, më mirë vajzat të jetojnë të lumtura me dy shtëpi se sa të stresuara në një shtëpi”, u shpreh ajo në një intervistë për MCN.
Ajlin Petrela u shpreh se me Erion Isain mbajnë marrëdhënie të qetë për hir të vajzave.

Gjithashtu ajo ka zbuluar se është në një lidhje dashurie, teksa shtoi se partnerin e ri e ka njohur në rrjetet sociale.
Regjisorja shtoi se mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën nuk është pjesë e medias dhe se nuk dëshiron që identiteti i tij të bëhet publik.

Pjesë nga intervista:
Mbajmë marrëdhënie të qetë përballë njëri-tjetrit, në respekt dhe në të mirë të vajzave. Mendoj se nuk do të flas kurrë për këtë gjë.
Është babai i vajzave të mia. Mua më shqetëson vetëm rritja e dy vajzave, nuk është se jemi jashtë dhe kjo gjë është shumë normale, askujt si bën përshtypje, këtu është më ndryshe dhe vajzat janë ende të vogla.
Ajri është në dijeni të situatës, ka qenë e rritur kur ndodhi gjithë gjëja. Ndërsa e vogla akoma jo. Është ende e vogël.
Ishte vendim i marrë nga të dyja palët, më mirë vajzat të jetojnë të lumtura me dy shtëpi se sa të stresuara në një shtëpi.
Nuk do të doja kurrë që vajzat të përjetonin trauma kur të rriteshin për shkak të skenave që mund të shihnin në shtëpi.

Lidhja e re e dashurisë?
Sapo jemi kthyer nga një udhëtim. Ikjet nga Tirana fundjavave janë të shpeshta. Personi që kam në krah nuk është publik, nuk ka lidhje fare me botën e medias, mundohemi ta mbajmë të izoluar. Gjërat e shtrenjta nuk do që ti prekin dhe nuk dua ta bëj pis në asnjë aspekt.
Kjo është arsyeja pse e mban të izoluar.
E ka problem nëse do publikoje foto të portretit?
Po (QESH)
Si jeni njohur?
Bashkë na ka bërë një mjeke, që as nuk e di që na ka bërë bashkë. Ne kemi friends të përbashkët mjeken time dhe i ftesë njëri-tjetrin, e sot jemi bashkë.
Do të më vrasë që fola kaq shumë për këtë (qesh). Është natyrë e ftohtë nuk impresiohet shumë nga këto gjëra.
Personi që kam nuk e ka konsideruar fare faktin e divorcit, vajzave, ishte një gjë që do nisje jetën nga fillimi. Sfida është më e madhe se ke dy vajza, nuk e di si rrjedh. Ishte e vështirë, por falë Zotit mori veten e vet gjëja. Kemi 9 muaj bashkë.

******
Gjithashtu Erion Isai reagoi për herë të pas pas lajmeve për divorcin duke konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij, regjisroja Ajlin Petrela në muajin qershor.
Erion Isai, në një postim në rrjetet sociale, deklaroi se martesa me nënën e dy vajzave të tij, Ajër dhe E’dua, ka përfunduar dy vite më parë.
Ai theksoi se ndarja me bashkëshorten është finalizuar në prill 2024, sipas tij, me dakortësi dhe parime të përbashkëta.
“Zyrtarisht e ligjërisht ka nisur një kapitull i ri personal”, theksoi Kryebashkiaku socialist.
Erion Isai shprehet se “prej dy vitesh detyrën më të bukur në botë, atë të babait përkushtohem e copëtohem ta bëj edhe më mirë se më parë, vlerësim të cilën e japin vetëm Ajër dhe E’dua”.

Postimi i plotë:
Po! Martesa ime prej dy vjetësh ka përfunduar! Në interes për aq sa i takon medias dhe opinionit publik, si artist dhe ushtrues i një detyre të lartë, prej Prillit 2024 me dakortësi dhe parime të përbashkëta edhe zyrtarisht e ligjërisht ka nisur një kapitull i ri personal! Keq ardhje për publikime vendime gjykatash të cilat s’kanë asnjë interes publik, e asnjë arsye për tu publikuar, e mbi të gjitha kur pas saj janë dy vajza të vogla!
Vijoj që në jetën time (si artist e ushtrues detyre) të udhëhiqem nga pasioni, dashuria e përkushtimi!
Prej dy vjetësh detyrën më të bukur në botë; atë të babait përkushtohem e copëtohem ta bëj edhe më mirë se më parë! Vlerësim të cilën e japin vetëm Ajër dhe E’dua!
Shihemi çdo ditë në punën time të detyrës apo kur mundemi në hapësira edhe në skenë si artist!
Përgjegjësitë e mia publike i ndjej dhe ushtroj çdo ditë për të fituar zemrën e kujtdo!
Uroj që çdo ditë tja dal!
Përqafime e bekime! ?

Gjithashtu, në një intervistë në fund të muajit qershor ai foli hapur për përjetimet pas divorcit dhe marrëdhënien me vajzat e tij.
Në një rrëfim, Erion Isai u shpreh se faza më sfiduese ka qenë përshtatja me realitetin e ri familjar, ku vajzat ndajnë kohën mes dy prindërve.
“I vetmi moment i vështirë është përshtatja me nocionin e një familjeje të re, që vajzat duhet të ndajnë kohën me nënën e tyre më vete dhe me ty më vete… Por është një shkallë që ti e bën dhe ecën”, tregoi ai.
Kryebashkiaku theksoi se raporti me vajzat është shumë më i thellë se sa kufizimet që mund të përcaktojë një vendim gjykate.
“Marrëdhënia ime me vajzat është përtej ditëve të caktuara nga gjykata, përtej detyrimeve dhe kuotave të caktuara. Është një marrëdhënie e shkëlqyer”, tha ai.
Kur u pyet mbi arsyet e ndarjes, Isai zgjodhi të mos rikthehej në të kaluarën: “Arsyet e divorcit janë një kapitull që nuk dua të rimbush portalet… Besoj se ka qenë vendimi më i drejtë që kemi marrë, sepse kur një gjë nuk funksionon, nuk funksionon.”
Në lidhje me jetën sentimentale, ai zbuloi se zemra e tij nuk është bosh.
“Nuk ka asnjë artist që jeton pa dashuri. Po, kam një vajzë në jetën time”, u shpreh Erion Isai në emisionin “Goca dhe Gra”.
Ndërsa për një deklaratë të ish-bashkëshortes së tij në rrjete sociale, ku thuhej se “është e vështirë të bësh dhe gruan dhe burrin”, Isai reagoi me maturi: “Nënën e fëmijëve të mi do ta respektoj si nënën e fëmijëve të mi dhe nuk do të bëj kurrë një koment për të.”
******
Fundi i martesës
Divorci i çifti ka ardhur pas gati 15 vitesh së bashku, ndërsa dyshja janë prindër të dy vajzave të vogla. Erion Isai dhe partnerja e tij, Ajlin Petrela, celebruan me martesë dashurinë e tyre në mars të vitit 2021.
“10 vjet bashkë, Ajlin Petrela. Fryma e dhjetë viteve, të ikura si stinë, më kanë sjellë në jetën time tre vajzat e mia. I bekuar, përkëdhelur, mbushur, plotësuar e me plot dashuri”, shkroi aktori i humorit në atë kohë krahas fotove të realizuara gjatë ceremonisë së dasmës.
Ndërkohë në një intervistë rreth 3 vite më parë në “Aldo Morning Show” Ajlin u shpreh se iu ishte rikthyer karrierës së saj si regjisore.
E pyetur se kush kishte sakrifikua më shumë në marrëdhënien e tyre, ajo u shpreh se: “Nga eksperienca ime personale në 12 vite bashkjetesë me Erionin, kam sakrifikuar unë, absolut. Kam sakrifikuar unë dhe në këto 12 vite Erioni ka sakrifikuar vetëm 2 muaj të jetës së tij, këto dy muaj që unë kam punuar për shfaqjen.”.
“Kam sakrifikuar karrierën time për të bërë Erioni karrierë duke qenë që në Shqipëri është gjithmonë teoria që meshkujt ecin më shpejt se femrat, duke qenë se unë ngela shtatzënë në vitet që mund të bëja karrierën time dhe solla në jetë vajzën e parë, jam shumë e lumtur për këtë, nuk jam e penduar fare, domethënë dy vajzat e mia janë kulmi i karrierës time”, shtoi ajo.
Gjithçka mes tyre ka nisur në Akademinë e Arteve kur ishin të dy studentë, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e ndarjes.
Ajlin, në intervistat e viteve më parë, ka treguar se asakohe nuk kishte asnjë pëlqim ndaj bashkëshortit, madje e quante “katunari nga Erseka”.
“Nuk kam patur asnjë lloj simpatie për Erionin. Po fare. Në kohën që unë e kam njohur Erionin, të paktën që më ra mua në sy në fakultet, ishte koha kur Erioni bënte “Tv Ersekën”. Ishte një grim skandaloz, Erioni me ato vetullat e atë mjekrën e shëmtuar më krijonte shumë antipati. S’kisha asnjë lloj simpatie për të. Madje, ai vinte në shkollë, bënte mësim dhe ikte, i thoja gocave që “ka ardhur katunari nga Erseka, bën tangërllëk në fakultet, hyn dhe del”. Ai në fakt vinte dhe shkonte në punë. Më dukej shumë mendjemadh dhe nuk kisha asnjë lloj tërheqjeje ndaj Erionit”, tha ajo.



