Së shpejti nënë për herë të dytë/ Arbana Osmani tregon nëse do të jetë në ekran në sezonin e ri
Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, pritet që së shpejti të bëhet nënë për herë të dytë. Mirëpo asgjë nuk do të ndryshojë në aspektin profesional, pasi ajo ka konfirmuar se në janar do të rikthehet në ekran emisioni “Dua të të bëj të lumtur”.

“Dua të të bëj të lumtur rikthehet sërish në janar, ndërsa historitë tuaja do t’i fillojmë t’i presim që nga shtatori”, ka shkruar moderatorja.
Gjithashtu ajo ka treguar se filmi “Gjyshja” do të shfaqet në kinema sapo të ketë përfunduar pandemia.

Por moderatorja nuk i përfundoi postimet e saj në Instastory pa përmendur edhe mikeshën e saj të ngushtë, Xhemi Shehun.
“Po, kjo thotë që ka ik nga Topi, por sipas meje më shumë ka ikur nga trutë”, ka shkruar Arbana. Deklaratë e cila na bëri konfuzë nëse do ta shikojmë ose jo Xhemin në ekranin e Top Channel.

Ndërsa lajmin e fillimit të Reallity Show më të ndjekur, “Big Brother”, do ta jap ekskluzive Arbana për publikun, edhe pse akoma nuk është vendosur për fillimin e tij.

Mesa duket bebushi nuk do ja prish planet çiftit dhe Arbana e Eduardi paskan planifikuar gjithçka.