Seksi pas lindjes së fëmijës, sekreti magjik për një fillim të ri në dhomën e gjumit
Të gjithë e dimë që pas lindjes së fëmijës, janë të rralla rastet kur keni kohë mjaftueshëm për veten, meqenëse në qendër të vëmendjes është i porsalinduri, por edhe në rastet kur fitoni kohë për të kaluar me partnerin, atëherë masazhin erotik mos e lini asnjëherë pas dore. Kjo mënyrë është mjaft e domosdoshme për të rikuperuar jetën seksuale, për një marrëdhënie të shëndetshme, të gjatë e të qëndrueshme.
Pas lindjes së fëmijës, është e vështirë të gjeni veten në jetën seksuale – edhe për bashkëshortin mund të jetë po e njëjta gjë. Për të disiplinuar veten e për të bërë diçka të bukur edhe për partnerin, masazhi erotik është një fillim i mirë. Madje me magjinë e masazhit, mund të zgjoni tek njëri-tjetri dëshira të reja.
Natyrisht, gratë kanë thuajse të gjitha të njëjtin reagim, kur u ofrohet një masazh. Gjithmonë bien në dashuri me masazhatorin (për momentin të paktën). Kuptohet, nuk ka nevojë t’i pyesësh, sepse ato gjithmonë duan t’u bësh masazh, por shumë njerëz i rrëmben rutina dhe nuk kanë kohë për lojëra të tilla dashurie.
Në rastet kur fëmija fillon gugatjet dhe ju prisni derisa të vijë ora e ushqimit, ky është një moment shumë i mirë për t’u çlodhur.
1. Fillojeni masazhin si lojë dashurie.
2. Përdorni pak vaj esencial për të bërë gjendjen edhe më romantike.
3. Filloni të masazhoni butësisht partnerin me mollëzat e gishtave në pjesë të ndryshme të trupit.
4. Pranoni masazhin edhe nga partneri (kur është reciprok, do të përfshiheni shumë të dy).
5. Tregoji partnerit ku të pëlqen më shumë të të bëjë masazh.
6. Filloni me zonën e qafës, pika kryesore për të provokuar me masazhin erotik.
7. Luani kështu për të paktën 20 minuta… çdo natë.