Selvija e vazhdon e vetme rrugën e shërimit të të birit
Humbja e bashkëshortit ka lënë një boshllëk të madh në jetën e saj.
Ajo po e vazhdon e vetme trajtimin dhe rrugën e shërimit të djalit të saj, një proces që kishte nisur më herët së bashku me Shpatin.
Për Selvijen, kjo mbetet një sfidë e përditshme, si në aspektin emocional ashtu edhe në atë praktik.
Krahas një fotografie ku shihet i biri në karrocë, Selvija ka ndarë një dedikim të shkurtër për Shpatin, duke shprehur mungesën e tij dhe dhimbjen që vazhdon të ndiejë në këtë rrugëtim të vështirë familjar.
