Serena Williams ngushëllon adoleshenten pasi e mundi tre herë
Kampionja 7 herë e tenisit, Serena Williams ngushëlloi kundërshtaren e saj Dayana Yastremska, pasi e mundi në raundin e katërt të Australian Open.
Williams mundi 18-vjeçaren ukrainase 6-2 6-1 në një orë e shtatë minuta.
“Ti do ia dalësh, mos qaj,”-i tha 37-vjeçarja Yastremska që shpërtheu në lot pas humbjes.
Amerikanja do përballet me rumunen, Simona Halep, pasi kjo e fundit mundi Venus, motrën më të madhe të Serenës.
“Mendoj se ia doli shkëlqyeshëm,”-tha Williams kur u pyet për të ardhmen e adoleshentes, e cila nuk kishte lindur ende kur Serena fitoi titullin e parë te Grand Slam në vitin 1999.