Serena Williams tregon barkun për “Vogue”
Serena Williams ka treguar barkun e fryrë në një set fotografik të mrekullueshëm për revistën “Vogue”. Tenistja 35-vjeçare ka pozuar për fotografin e njohur Mario Testino dhe në njërën nga fotot shihet me një fustan të bardhë Versace. Serena Williams është sportistja femër më e paguar e vitit sipas revistës “Forbes”. Nga qershori i vitit 2016 deri në qershorin e vitit 2017, ajo ka fituar 27 milionë dollarë. Serena ka dominuar tenisin për femra në këto 15 vitet e fundit duke qenë gjithmonë në majat më të larta. Në vitin 2002, kur ishte vetëm 20 vjeç, ajo ishte numri 1 i botës, ndërkohë që në maj të këtij viti që është 35 vjeç ishte numri 1 më e madhe në moshë në historinë e tenisit. Në karrierën e saj ajo ka 23 tituj Grand Slam dhe ka fituar 86% të ndeshjeve të zhvilluara. Ndërkohë, fitimet e saj nga çmimet e turneve dhe sponsorave në të gjithë karrierën shkojnë në 84 milionë dollarë, më shumë se dyfishi i çdo sportisteje tjetër femër. Pas saj në renditjen e femrave më të paguara është nurmi 1 i botës aktuale, Angelique Kerber me 12 milionë dollarë.