Sërish skandal, motra e Meghan Markle kërkon të sqarohet publikisht
Telashet për Meghan Markle duket se nuk kanë fund. Që pas bërjes publike të marrëdhënies së saj me Princ Harryn ajo është kthye shpesh në qendër të mediave. Përveç shkeljes së rregullave, dasmës madhështore, një arsye që e bën të përflitet shumë është familja e saj.
Së fundmi mësohet se motra e saj Samantha Markle ka shkuar në Londër dhe është duke kërkuar me ngul një takim me Dukeshën. Ajo dëshiron që takimi të bëhet publik dhe t’i kërkojë së motrës llogari për çdo gjë, pasi sipas saj Meghan është shkaktare për gjendjen shëndetësore të së atit. Sipas mediave të huaja Mehgan dhe motra e saj nuk kanë marrëdhënie të mira që para 2 vitesh dhe me të atin nuk flet që pas dasmës së saj.
Por me sa duket dëshira e Samantha-s për një takim nuk do të realizohet, pasi Meghan dhe Harry janë nisur për udhëtimin e tyre të parë në Susexx.