Shakira fotografohet pasi Pique bëri publike lidhjen e re dhe nuk dimë ç’të themi për gjendjen e saj!
“E lodhur”, kështu e kanë përshkruar mediat e huaja gjendjen e Shakirës, e cila është fotografuar duke shijuar pak kohë me djemtë e saj, teksa ish-bashkëshorti i saj doli publikisht me të dashurën e re Clara-n. Në fotot e publikuara Shakira shihet duke u përqafuar me djemtë e saj Milan, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë, gjatë një shëtitjeje.
Ajo dukej e lodhur teksa u përqendrua te fëmijët e saj gjatë shëtitjes. Këngëtarja ishte e veshur me një fustan rozë dhe atlete. Shakira thuhet se është ‘shumë e zemëruar’ me vendimin e Pique për të bërë publike lidhjen e re tre muaj pas ndarjes së tyre sepse thuhet se kishin bërë një pakt në të cilin ata nuk do të shfaqeshin me partnerët e tyre të rinj gjatë vitit të parë që nga ndarja, por futbollisti nuk e mbajti fjalën.