Shampanjë dhe avion privat / Jeta super luksoze e vajzë së Aleksandër Frangajt
Emi Frangaj është një prej atyre të rejave që hyjnë në grupin e Rich Kids of Albania.
Vajza e manjatit të medias Aleksandër Frangaj, reklamon në rrjetet sociale jetesën e saj super luksoze që shkon deri aty sa të udhëtojë me shoqet e saj me charter privat.
E reja hedh shpesh foto nga pushimet ekzotike dhe pozon e veshur me markat më të shtrenjta për ndjekësit e saj.
Frangaj numëron një numër të lartë ndjekësish në profilin e saj në Instagram dhe TikTok.
Së fundmi, ajo ka postuar një video në TikTok brenda një charteri privat me muzikën virale: ‘Nëse do isha vajzë pasanike’, teksa në dorë mban shampanjë dhe qëras shoqet.