SHBA ndalon përdorimin e këtyre shampove mes paralajmërimeve se shkaktojnë kancer

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA ka tërhequr nga tregu disa shampo me aerosol të kompanisë Unilever për shkak të pranisë së mundshme të benzenit, një kimikat që mund të shkaktojë kancer.

Produktet e prekura u prodhuan para tetorit 2021 dhe u shpërndanë në shitës me pakicë në mbarë vendin, tha në një njoftim FDA.

Ato përfshijnë produkte të tilla si Dove Dry Shampoo Volume and Fullness, Dove Dry Shampo Fresh Coconut, Nexxus Dry Shampo Refreshing Mist dhe Suave Professionals Dry Shampoo Refresh and Revive.

Benzeni është një kancerogjen për njerëzit. Ekspozimi ndaj tij mund të bëhet me anë të nuhatjes, nga goja dhe përmes lëkurës, dhe mund të rezultojë në kancere, duke përfshirë leuçeminë dhe kancerin e gjakut.

Share With:
Translate »
128 Views